Ndahet nga jeta njeriu që dha shumë për sportin e Kosovës

Hendboll

Ndahet nga jeta njeriu që dha shumë për sportin e Kosovës

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 15:23
Ndahet nga jeta njeriu që dha shumë për sportin e Kosovës

Është ndarë nga jeta Muhamet Shehdadi, njeriu qe ka dhënë kontribut për më shumë se pesë dekada për hendbollin e Kosovës. I ndjeri ka qenë ngushtë i lidhur me klubin Vëllaznimi nga Gjakova. Shumë suksese të Vëllaznimit kanë qenë të lidhura me emrin e të ndjerit. Shehdadi ka qenë gjatë në klubin e meshkujve Vëllaznimi e së fundi edhe në atë të femrave. 

Muhamet Shehdadi ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare, ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet sot nga ora 15.00.

Presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, në emër të komunitetit të hendbollit ka ngushëlluar familjen Shehdadi.

"Kontributi i të ndjerit për hendbollit është çmuar në Gjakovë por edhe në tërë Kosovën. FHK-ja dhe hendbolli në përgjithësi kanë humbur një aktivist të madh, që ishte i afërt me lojtarët, trajnerët dhe të gjithë njerëzit e sportit tonë", thuhet në telegramin e Saraçinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat