Kosova nuk ia del as me Brazilin

Hendboll

Kosova nuk ia del as me Brazilin

Nga: Kemajl Goca Më: 21 korrik 2019 Në ora: 19:24
Kosova nuk ia del as me Brazilin

Djelmoshat e kombëtares së Kosovës U-21 vazhdojnë serinë negative në grupin C në Kampionatin Botëror U-21 (meshkujt), që po mbahet në Spanjë.

Selektori i Kosovës U-21, Fatmir Muhaxheri, assesi që të gjej formulën të paktën që të fitojnë një pikë, për faktin se po hasin në kundërshtarë shumë të fortë.

Humbja e radhës e Kosovës është nga Brazili me rezultat 36:22. Pjesa e parë e lojës përfundoi me rezultat 18:10 në favor të kariokëve.

Në pjesën e dytë, hendbollistët tanë u angazhua me gjithë arsenalin por dot që ta shmangin humbjen e thellë.

Pas katër xhirove Brazili U-21 renditet në vend të dytë me 6 pikë, me 3 fitore e 1 humbje, kurse Kosova është e fundit (i gjashti) pa asnjë pikë, ka katër humbje rresht në grupin C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat