Saraçini e Gjinovci u takuan me njeriun e parë të IHF-së

Hendboll

Saraçini e Gjinovci u takuan me njeriun e parë të IHF-së

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 10:49
Saraçini e Gjinovci u takuan me njeriun e parë të IHF-së

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa, ka vlerësuar paraqitjet e Kosovës në kampionatin botëror të juniorëve në Spanjë. Vlerësimin për kombëtaren tonë, Presidenti Moustafa e ka dhënë të hënën mbrëma në një takim që e kishte në Vigo me Presidentin e Federatës tonë, Eugen Saraçini dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Izet Gjinovci.

Gjatë takimit, Moustafa ka përgëzuar Saraçinin për paraqitjen në botëror. I pari i IHF-së e ka cilësuar ekipin e Kosovës të mirë dhe premtues për të ardhmen.

Ndërkohë Saraçini e ka falenderuar Moustafan për bashkëpunimin dhe për mundësinë që IHF-ja ia ka dhënë FHK-së për organizimin e garave IHF Trophy.

Drejtuesit e Federatës tonë takohen rregullisht me Presidentin Moustafa, ndërsa në takimin në Vigo është thënë se bashkëpunimi në të ardhmen do të jetë edhe më i madh, sidomos në punë me gjenerata të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat