Leka: Turpi nuk paska fund 

Hendboll

Leka: Turpi nuk paska fund 

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 17:09
Leka: Turpi nuk paska fund 

Ish hendbollisti i Vëllaznimit nga Gjakova, Isuf Leka, është i dëshpëruar deri në pikën e fundit.
“Turpi nuk ka fund!

Kurrë nuk e kam menduar që një ditë do të shkruaj për një emër kaq të madh siç është ‘KH Vëllaznimi’.

Një klub me emër, një klub me traditë, vatër e shumë talentëve si dhe furnizues i shumë klubeve të Kosovës.

Ku janë ata njerëz që zotoheshin që do ta bëjnë Vëllaznimin top klub dhe t’ia kthejnë namin e dikurshëm, a nuk paska mbet as kush në Gjakovë që t’i dal në ndihmë klubit të qytetit,dhe të mos lejojnë që shumë të rinj të bredhin rrugëve.

Ku janë ata njerëz që kur e patën mundësinë e përfitimit në kurriz të Vëllaznimit me shitjen e vizave ishin në ballë të klubit?

Sikurse unë edhe shumë bashkëlojtarë të mi dhe shumë gjenerata para dhe pas meje kanë dhënë shumë për ‘KH VËLLAZNIMIN’ dhe të vjen dita të shuhet ky klub, me të vërtetë qenka shumë e rëndë. Turpi nuk paska fund”, shkruan Leka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat