Sportistja nga Mali i Zi ua bën 8 me 2 në Kosovë - i lë pa frymë...

Hendboll

Sportistja nga Mali i Zi ua bën 8 me 2 në Kosovë - i lë pa frymë...

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2019 Në ora: 11:58
Suzana Ujkiq

Pamje e bukur sikur të jetë në Mallorca të Spanjës. Me ngjyrë si të çokolatës braziliane, me një buzëqeshje të lehtë dhe e hareshme edhe për shoqërinë e saj.  

Image

Është hendbollistja prej më të mirave në Kosovë, Suzana Ujkiq, e cila e ka fituar edhe të drejtën që të luajë për kombëtaren e Kosovës. Ajo është në lumin atraktiv Cem të Malësisë.

Lojtarja prej kryesore të Istogut, kampione dhe fituese e Kupës së Kosovës, por njihet edhe me modelizëm në të kaluarën. 

Me prejardhje është nga Malësia e Malit të Zi, e lidhur ngushtë me komunitetin shqiptar qoftë në Malësi qoftë në Kosovë. 

Ka publikuar disa foto në lum, e rrezitur deri në pikën e fundit, ka fituar një ngjyrë të lezetshme sikur braziliane.

Image

Tregon vijën trupore, më të bukurën nga sportistet e Kosovës. Me krah deri diku muskuloz, të një sportiste apo hendbolliste të spikatur dhe që la pa fjalë fansat e saj!

Ndonjëherë vë edhe kapelë sportive, por kësaj radhe kurseu veten.

E veçanta është se e ka një ngjyrë, rrezitjen e kujdesshme dhe të përsosur. 

Vëmendjen e ka pas pushimeve të kthehet në KHF Istogu, të përgatiten për ndeshjen evropiane përkatësisht EHF Cup, kundër Gomel të Bjellorusisë.
Njihet edhe për shpirt human, por edhe që nuk e duron humbjen dhe kur fiton trofe nuk përmbahet nga emocionet e lotët e gëzimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat