Kështu u nda Kosova me Argjentinën

Hendboll

Kështu u nda Kosova me Argjentinën

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 12:10
Kështu u nda Kosova me Argjentinën

Kombëtarja U21 e Kosovës nuk ka pasur paraqitje të mirë të mërkurën në mëngjes në kampionatin botëror të juniorëve në Spanjë.

Në ndeshjen për plasman, Kosova ka humbur nga Argjentina me rezultat 36:29. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:13 për argjentinasit.

Kosova vazhdimisht ka qenë në ndjekje të rezultatit, ndërsa epërsia e argjentinasve është rritur vazhdimisht.

Përpjekjet e djemve tanë për të barazuar rezultatin dhe për të kaluar në epërsi nuk ishin të suksesshme. Fare pak gjëra kanë funksionuar në lojën tonë. Kishte gabime teknike, gjuajtje që nuk përfunduan me gol e poashtu lëshime në mbrojtje.

Kjo ndeshje u shërben djemve tanë vetëm si përvojë në ngjarjen e madhe ku Kosova garon për herë të parë. 
Tani Kosova U21 e ka edhe një ndeshje përfundimtare për plasman, të enjten ndaj Australisë.

Kosova - Argjentina 29:36 (13:18)

Kosova: Luzha, Gubetini, Dugolli 1, Abazi, Bajqinovci, Shabani 3, Avdulli, Tahirukaj 7, Mustafa 2, Beqiraj, Muqolli 6, Xhafolli 3, Basholli 3, Halili 3, Dalladaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat