Fizioterapeutja angleze me mjeken tonë ndihmuan kombëtaren e Kosovës

Hendboll

Fizioterapeutja angleze me mjeken tonë ndihmuan kombëtaren e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2019 Në ora: 15:57
Fiziterapeutja angleze me mjeken tonë ndihmojnë kombëtaren e Kosovës

Fizioterapeutja angleze Heyam Hassan dhe mjekja e Kosovës, Erlinda Hakaj, ndihmojnë kombëtaren e Kosovës U-19 (femrat) në Lituani, që mori pjesë në kualifikueset e Kampionatit Evropian.

Anglezja special nga Anglia udhëtoi për në Lituani, për të pa eksperiencën e kombëtares së Kosovës.

Ajo ishte në mesin e vashave tonë duke iu falënderuar Erlindës, e cila me Heyam u takuan në “Physiotherapy Summer School” në Angli. 

Heyam dhe Erlinda ndihmuan kombëtaren e Kosovës U-19, që ishte një kënaqësi e madhe për to, sepse si njëra po ashtu edhe tjetra shërbyen në mënyrë profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat