Hendbollistet e Kombëtares U17 fillojnë nesër përgatitjet për kampionatin evropian, Divizioni B, që gjatë muajit të ardhshëm mbahet në Itali. Grumbullimi i vajzave bëhet prej orës 11:00 deri në ora 12:00 në Banjë të Pejës, ndërsa përgatitjet zhvillohen në palestrën në Pejë.
Bëhet fjalë për lojtare që ishin edhe në kampin e FHK-së të mbajtur kohë më parë. Ka shpresë për paraqitje të mirë të kësaj kombëtare në kampionatin evropian që mbahet në Itali prej 3 deri më 11 gusht.
Kosova U17 është në grupin A, ndërsa ndeshjen e parë e luan më 3 gusht kundër Çekisë. Më pas luan edhe me kombëtaret tjera të grupit, Izraelin, Turqisë e Islandën.
Në fund janë edhe ndeshjet për plasman. Vajzat do të ushtrojnë nga dy herë në ditë nen udhëheqjen e trajnerëve Arben Parduzi, Faruk Shala, Valbona Rudaku (trajnerë) Fatlind Maraj (Fizioterapeut) që të jenë të gatshme për ndeshjet në Itali.