Kosova, gati për Çekinë

Hendboll

Kosova, gati për Çekinë

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 17:11
Kosova, gati për Çekinë

Kombëtarja e Kosovës U17 në hendboll (femrat) është në fazën finale të përgatitjeve për kampionatin evropian, Divizioni B, që mbahet në Itali. Vajzat janë të gatshme për të dhënë më të mirën, kurse udhëtimi për në Itali bëhet nesër pasdite. Ndeshjen e parë Kosova U17 e luan më 3 gusht ndaj Çekisë.

Pritjet nga ky evropian janë solide. Është hera e parë që ky grup i vajzave luan së bashku dhe evropiani do të shërbejë për të fituar përvojë dhe për t'u komponuar sa më mirë për sfidat e ardhshme.

Vajzat kanë punuar me përkushtim në fazën përgatitore, që është zhvilluar në Pejë, në palestrën Karagaçi.

Kombëtarja është e vendosur në Banjë të Pejës. Falenderojmë Komunën e Pejës, Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe stafin e palestrës që ka ofruar përkrahje të madhe për kombëtaren tonë dhe poashtu për gatishmërinë e tregu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat