Vdes papritur sportisti i Kosovës

Hendboll

Vdes papritur sportisti i Kosovës

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 10:26
Vdes papritur sportisti i Kosovës

Ish-hendbollisti Sokol Dauti ka ndërruar jetë papritmas në moshën 47-vjeçare.

Ish-lojtari i Borcit të Ferizajt ka ndërruar jetë në Holandë. Pos për klubin e famshëm ferizajas, i ndjeri Dauti ka luajtur edhe për Vëllaznimin dhe Medveshçakun e Zagrebit.

Ai nga fillimi i viteve nëntëdhjeta ka jetuar në vende perendimore. Por gjithnjë ishte pranë hendbollit të Kosovës, si në vjeshtën e kaluar kur ofroi përkrahje për Kombëtaren e hendbollisteve në Sllovaki.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot nga ora 17:00 në varrezat e qytetit në Ferizaj. 
Presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, në emër të komunitetit të hendbollit i shpreh ngushëllime familjes Dauti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat