Ylberi zyrtarisht pjesë e kombëtares së Kosovës

Hendboll

Ylberi zyrtarisht pjesë e kombëtares së Kosovës

Nga: K. G. Më: 15 gusht 2019 Në ora: 14:19
Ylberi zyrtarisht pjesë e kombëtares së Kosovës

Hendbollistja 18-vjeçare, Meltem Ylberi, edhe zyrtarisht i bashkohet kombëtares së Kosovës. Lajmi konfirmohet nga Federata e Hendbollit e Kosovës, e cila e vlerëson si një përforcim adekuat.

“Meltem Ylberi tashmë është edhe zyrtarisht pjesë e Kosovës. Do të grumbullohet me hendbollistet tjera menjëherë muajin tjetër. Ylberi luan në pozitën e pivotes, ndërsa është pjesë e ekipit të parë të klubit zviceran Spono Eagles.

Kombëtaret tona vazhdojnë të forcohen dhe të arrijnë nivele gjithnjë e më të larta”, bëhet e ditur nga FHK-ja.

Synimi i FHK-së është që t’i mbledhin të gjitha talentet që janë në shtetet e ndryshme që të ndërtojnë një kombëtare të denjë për sfidat ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat