Basholli i bashkohet skuadrës gjermane

Hendboll

Basholli i bashkohet skuadrës gjermane

Nga: Kemajl Goca Më: 18 gusht 2019 Në ora: 12:21
Basholli i bashkohet skuadrës gjermane

Hendbollisti i kombëtares së Kosovës U-21, Atdhe Basholli, i bashkohet skuadrës gjermane HSG. 

“Atdhe Basholli ka arritur në Stoppenberg pas Kampionatit Botëror U21.  Më 25.07. 
2019 ‘Addi’ luajti ndeshjen e fundit në Kupën e Botës U21 kundër Australisë (38:20). 

Këtë javë, megjithatë, aventura e tij fillon në HSG dhe ai iu bashkua seancës stërvitore. Ai do të bëjë debutimin e tij sot në miqësoren kundër DJK Styrum. 

Trajneri Oliver Wysk tha fjalë miradije për Bashollin dhe nga ai cili pret shumë. “I urojmë Addit një fillim të shkëlqyeshëm në Gjermani dhe jemi shumë të lumtur që ai është këtu!”,- thuhet nga klubi gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat