Gjuka: Me Vëllaznimin synojmë play-off-in

Hendboll

Gjuka: Me Vëllaznimin synojmë play-off-in

Nga: Kemajl Goca Më: 18 gusht 2019 Në ora: 14:33
Hamza Gjuka

Në konkurrencën e femrave në hendboll disa ekipe pretendojnë të organizohen më mirë dhe që të janë më të fortë se në edicionin e kaluar në Superligën e Kosovës.

Ndër ekipet që po përgatitet maksimalisht për edicionin e ri është edhe Vëllaznimi nga Gjakova, që kryesisht përbëhet nga hendbollistet e reja. Synimet e ekipit të Vëlaznimit janë që të luftojë për rezultate sa më të mira, të jenë në katër ekipet e para në renditjen e klasifikimit. Ish hendbollisti i mirënjohur, Hamza Gjuka, kryetrajner i Vëllaznimit, ka deklaruar se ka tri javë që kanë nisur përgatitjet me synime që të janë gati për edicionin e ri. “Jemi duke ushtruar, kemi filluar punën me 24 korrik.

Kemi marr për momentin dy përforcime nga Drita e Gjilanit, Fjolla Januzi dhe Elmedina Vranovci”, tha Gjuka për gazetën kombëtare “Bota sot”. Gjuka shprehet se nuk do të janë përforcimet e fundit por synojnë që të sjellin edhe lojtare tjera që të janë sa më të kompletuar.

“Jemi në biseda edhe me disa lojtare. Arrita Kursani është kthyer pas lëndimit dhe po stërvitet po ashtu edhe Genta Gashi”, theksoi ai. A mendoni se Vëllaznimi do të jetë më i fortë se në vitin e kaluar dhe cilat janë synimet? “Kemi shumë lojtare të reja vendore, që po ushtojnë me një intensitet të lartë. Besoj se do të jetë më i fortë gjithsesi. Synimet janë që të jemi në 4-shen e parë të tabelës përkatësisht në play-off. Besoj që shkojmë në përgatitje dhe pastaj do të luajmë edhe disa ndeshje miqësore në Kosovë.

Në përgjithësi po shkon mirë rrjedha e përgatitjeve”, përgjigjet Gjuka. Më tej tha se kanë një ekip të re dhe tregon se çfarë i duhet më shumë ekipit: “Kemi një moshë shumë të re, me mesatare 16-17 vjeç.

Na duhet përvojë dhe eksperiencë”. A jeni të kënaqur me kushtet? “Mjaftueshëm jo, diçka po besoj se do të bëhet edhe më mirë”, tha Gjuka.  Ai ka përmendur edhe dy lojtare që me sukses luajtën në kombëtaren e Kosovës për të reja, që i vlerëson se kanë marr edhe një përvojë të mirë.

“Hendbollistet Edona Radoniqi dhe Selvije Mullakadria, që ishin në përfaqësuese. Ato kanë një ngritje të mirë”, përfundoi Gjuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat