Rexhepi: Trajnerët janë të dobët në Kosovë! 

Hendboll

Rexhepi: Trajnerët janë të dobët në Kosovë! 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 gusht 2019 Në ora: 14:06
Rexhepi: Trajnerët janë të dobët në Kosovë! 

Ish hendbollisti i mirënjohur, Afrim Rexhepi, që i takon gjeneratës së artë të viteve të 80-ta, ish Borcit të Ferizajt (KH Kastrioti), që garonte atëbotë në ligën e parë federative të ish Jugosllavisë, ka kritikuar punën që bëjnë trajnerët në Kosovë.  

Rexhepi aktualisht jeton e vepron në Finlandë, ndërsa djali i tij Lumi, është futbollist. 

“Bota sot”: Si e sheh hendbollin e Kosovës në këto vitet e fundit?

Afrim Rexhepi: Mendoj se ka stagnuar, duke u bazuar çfarë tradite kemi pasur këtu, faktikisht rezultati nuk është askund hiq. Unë mendoj që trajnerët duhet me punuar shumë më shumë për me ardhur deri te rezultati, shembulli konkret, nëse krahasohemi me futbollin apo sportet tjera për shembull që janë, ne kemi traditë, kemi vullnet, kemi dëshirë për me arritur, problemi është apo mund me ndodhë, mendoj unë, që trajnerët faktikisht janë të dobët.

“Bota sot”: Si e keni pa Kampionatin Botëror U-21 që u mbajt në Spanjë, a e ka arritur Kosova maksimumin apo ka zhgënjyer në disa aspekte?

Afrim Rexhepi: Faktikisht, kemi pasur fat që kemi shkuar në Kampionatin Botëror për U-21. Mendoj që ishte fat, jemi të zhgënjyer për arsye se kemi pritur rezultate, rezultati faktikisht ka qenë zhgënjyes. Unë mendoj se edhe federata edhe trajneri janë të kënaqur tepër që kanë shkuar në kampionat mu prezantuar atje, ndërsa ne si hendbollist të vjetër nuk jemi të kënaqur, sepse kanë pasur mundësi mu përgatitur për me fituar edhe ndonjë ekip.

“Bota sot”: A duhet me prurë trajner nga jashtë apo të punohet me shumë nga trajnerët që kemi, ose që të angazhojmë edhe ish hendbollist të gjeneratës së artë, çfarë mendoni?   
Afrim Rexhepi:
Mendoj që federata duhet me kërkuar ndihmë prej trajnerëve, prej lojtarëve ish të vjetër që janë, si Bujari (Qerimi) që është trajner i mirë, Besimi (Qerimi) ka rezultat, etj. Agroni (Shabani) atje ku është. Unë mendoj se duhet mi angazhuar ata dhe mi kthye. Ata veç janë trajnerë, Besimi është trajner, Bujari ka qenë trajner 4-5 vite në Belgjikë pandërprerë, këta trajnerë këtu që janë faktikisht, duhet me punuar më shumë. Shembulli konkret nuk bën me kritikuar kolegun (selektorin e Kosovës U-21), Fatmir Muhaxherin, ai ka përvojë të hendbollit. Fatmiri u dashtë me ndryshuar diçka ose me menduar, jo me shkuar si turist atje. 

“Bota sot”: Si e sheh ligën e hendbollit, me një Besë të fortë, me Kastriotin deri diku të mirë, si mund ta kthejmë cilësinë dhe shikueshmërinë?
Afrim Rexhepi:
Besa nuk di çfarë buxheti ka, faktikisht e munden Kastriotin për titull. Loja ka qenë e barabartë, ndoshta ferizajasit e kishin ditën e keqe. Duhet mi kushtuar më shumë rëndësi lojtarëve të rinj, me pasur lojtar të rinj, nuk shkohet nga ajo që të rinjtë mi mësuar mi paguar tani me ardhur në ushtrime, e kundërta duhet me ndodhur, më së pari me bë rezultat tani me bë bum diku jashtë.

“Bota sot”: Cila është porosia?
Afrim Rexhepi:
Mendoj, për shembull për Ferizajn që ka këta trajnerë, që janë të shkolluar krejt, duhet mu angazhuar më shumë, që me sjell lojtarë të rinj. E kemi prof. Ismet Jupën, që mundohet, mundohet, por ai mund me ndodhur që nuk ka përkrahje të mjaftueshme. Pastaj, sa i përket lojtarëve me renome si Xhelal Selmanajn, Aziz Makiqin, kanë qenë lojtarë më të mirë në ish Jugosllavi, edhe ata i kemi harruar, pra nuk janë të përfshirë në federatë. Është gabim i madh që nuk lypet ndihmë prej tyre, sepse ata kanë njohuri jashtëzakonisht për hendboll, sidomos Makiqi e Selmanaj, edhe Hasan Bajrami.  Edhe Hasan Bajrami është pasivizuar pak për arsye se nuk i kemi krijuar ndoshta kushte që edhe ata mu kyq në hendboll.

“Bota sot”: A synon të kthehesh në hendbollin e Kosovës?
Afrim Rexhepi:
Nuk e di, ndoshta mosha nuk më lejon!

“Bota sot”: A keni pasur ndonjë ofertë nga klubet apo nga federata?
Afrim Rexhepi:
Këta nuk kanë kontaktuar fare me ne, me mu jo, unë nuk jam edhe i kyqur. Nuk mendoj se mundem me qenë trajner ndoshta ka kaluar koha ime. Nuk kam ambicie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat