A e dini se Besa e Pejës dhe Kastrioti i Ferizajt janë...

Hendboll

A e dini se Besa e Pejës dhe Kastrioti i Ferizajt janë...

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 14:55
A e dini se Besa e Pejës dhe Kastrioti i Ferizajt janë...

A e dini se Besa e Pejës dhe Kastrioti i Ferizajt janë skuadrat e para që kanë prezentuar Kosovën në gara evropiane. Jo vetëm në hendboll, por në të gjitha sportet.

Ishte 3 shtatori i vitit 2005 (ora 18:00), kur Besa Famiglia (tash Besa Famgas) luajti me skuadrën holandeze Bevo Panningen. Ndeshja u luajt në palestrën “Karagaçi” në Pejë në një atmosferë impozante, para afro 2500 shikuesve. Besa humbi ndeshjen e parë me vetëm një gol dallim, 29:28, ndonëse në pjesën e parë ishte në epërsi me rezultat 15:13.

Më 10 shtator në Holandë, Besa humbi me rezultat 28:25 dhe kështu u ndal në raundin e parë të Kupës së EHF-së. Por shkruajti historinë.

Po më 3 shtator 2005 (ora 20:00), Kastrioti i Ferizajt luajti në Luksemburg ndaj klubit Esch. Pësoi me rezultat 36:22. Më 10 shtator në Ferizaj, Kastrioti prap humbi, këtë herë me rezultat 36:34. Kështu nuk ia doli të kaloi raundin e parë të Kupës së Fituesve të Kupave.

Pra ekipet e hendbollit plot një dekadë para klubeve të sporteve tjera kanë garuar në Evropë. Të parët jemi për shumë gjëra. Për shembull të parët kemi garuar edhe në botëror. Territore të reja vazhdojmë të shkelim.

Besa Famgas e Kastrioti tani po përgatiten për ndeshjet tjera evropiane, të edicionit 2019\2020.
Në ndeshjen historike përbërja e Besa Famiglia ishte kjo: Valon Sylejmani, Fatmir Muhaxheri, Valbon Shala 4, Erhan Shahini, Aldrin Zekaj 2, Edmond Vokshi, Hamza Gjuka 1, Risto Trajkovski 4, Kreshnik Arifi, Alban Dobroshi 8, Nevzat Kastrati, Shehadin Zenuni, Arben Muqolli 9, Bekim Dashi

Te Kastrioti, përbërja e parë evropiane ishte kjo: Sami Çerkini, Adnan Rudari, Xhavit Ademaj, Florim Haxhimusa 2, Xhavit Morina 1, Flamur Salihu 3, Bardhyl Abazi, Koço Trajkovski 4, Meriton Sahiti, Visar Haliti, Mentor Kastrati, Verim Zherka 5, Burim Zaskoku 6, Berim Beqiri 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat