Istogu përforcohet me lojtaren e Buduçnostit dhe reprezentuesen malazeze!

Hendboll

Istogu përforcohet me lojtaren e Buduçnostit dhe reprezentuesen malazeze!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2019 Në ora: 16:31
Faruk Shala dhe Tina Hetemi

Klubi i hendbollit Istogu është shembull për të gjitha klubet tjera në Kosovë se si punohet po ashtu edhe si veprohet në aspektin e përforcimeve me lojtare cilësore jashtë vendit.  Kampioni i Kosovës sjellë në petkun e vet një hendbolliste cilësore, Tina Hetemi nga kampioni i Malit të Zi, Buduçnosti i Podgoricës, ndryshe edhe reprezentuese malazeze për U19!

Istogu është në përgatitje në Rozhaj të Malit të Zi. “Janë bashkuar të gjitha hendbollistet, sot kemi arritur marrëveshjen edhe me hendbollisten e dy herë kampiones së Evropës, ZRK Buduçnost, Tina Hetemi, e cila po stërvitet me skuadrën, ndërsa mungesa më e madhe do të jetë hendbollistja më e mirë e Kosovës, Elma Kameri, e cila është transferuar në Superligën e Belgjikës, siç dihet edhe Pranvera Ferataj dhe Arlinda Krasniqi kanë ndërruar mjedis dhe nuk janë me pjesë e KHF Istogut”, tregon kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala. 

Image

Përgatitjet në Rozhajë

 Kryetrajneri i Istogut tha se Hetemi është një përforcim i madh dhe i duhur edhe për sfidën evropiane kundër Gomel nga Bjellorusia.  

“Hetemi ka nënshkruar për dy vite me ekipin tonë”, tha Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”. Kushtet ideale për stërvitje në Rozhaj janë edhe një motiv shtesë për punë për lojtaret e kampiones së Kosovës. “Arsyet janë që nuk kemi pas mundësi të kompletohemi me kohë dhe nuk i kemi pas kushtet optimale që me u përgatit në Istog, andaj kemi udhëtuar në qytetin me të afërt të Rozhajës, ku na kanë afruar kushte optimale për përgatitje.

Image

Jemi të vendosur në qendrën sportive në Rozhaj, e cila na ka afruar palestër moderne për stërvitje me të gjitha rekuizitat e nevojshme për përgatitje, posedon edhe trim kabinet, fitnes dhe shtegun e atletikes për vrapim, ndodhet në lartësinë mbidetare 1350 metra.

Që nga stafi, unë, është parë shumë e përshtatshme për përgatitje të duhura, e çka është shumë me rëndësi për ne kostoja e shpenzimeve është shumë më e vogël se sa në vendin tonë po ashtu edhe në vendet e rajonit. Jemi të vendosur në Jela Resors”, tha Shala.  A keni planifikuar edhe ndeshje miqësore? “Dy ndeshje miqësore planifikojmë t’i zhvillojmë dhe përgatitjet vazhdojnë deri në ndeshjen kundër HC Gomel”, thotë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat