Lufta për primat të qytetit, Ferizaj frikëson KHF Kastriotin!

Hendboll

Lufta për primat të qytetit, Ferizaj frikëson KHF Kastriotin!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 gusht 2019 Në ora: 16:26
Lufta për primat të qytetit, Ferizaj frikëson KHF Kastriotin!

Në Ferizaj ka ditë që po qarkullon një lloj provokimi sportiv: Kush e ka paranë e ka ekipin më të fortë.

Për herë të parë në historinë e hendbollit femëror, që nga koha e pavarësimit të hendbollit të Kosovës nga ai serbosllav, në Ferizaj do të kemi një rivalitet mes dy ekipeve, Kastriotit shtatë herë kampion i pasluftës dhe Ferizajt që nuk ka asnjë vit që u themelua nga disa dashamirë të hendbollit!

Lufta për primatin në qytet do të jetë mes Kastriotit dhe Ferizajt. 
Kastrioti e ka një lloj frike, sepse burimet e fundit bëjnë të ditur se 4-5 lojtare nga jashtë Kosove do të jenë pjesë e KHF Ferizajt, që konfirmon se debutuesi nuk e ka ndërmend të luftojë për mbetje në elitë por për trofe.

Merret vesh se brenda KHF Ferizajt janë zotuar se do të bëjnë një ekip pesë herë më të fortë se Kastrioti dhe do t‘i tregojnë se kush ishin ish shefat e KHF Kastriotit, që disa prej tyre janë në KHF Ferizaj. Prandaj, do të jetë një rivalitet më shumë se sportiv, por mbetet të shihet se kush i ka muskujt apo kuletën më të fortë, do të jetë edhe më i fortë në kampionat!  

“E dimë që po dridhet Kastrioti, por ky është sport dhe nuk kemi faj se Ferizaj do të jetë më i fortë apo më i organizuar. Kjo është konkurrenca kjo është lufta sportive”, tha një burim brenda KHF Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat