Tahirukaj në Zvicër

Hendboll

Tahirukaj në Zvicër

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 10:46
Tahirukaj në Zvicër

Hendbollisti i Kombëtares së Kosovës, Drenit Tahirukaj tani e tutje do të luajë në Zvicër.

Tahirukaj është huazuar për një vit nga Besa Famgas te skuadra e kategorisë së dytë të Zvicrës, Kreuzlingen. Procedura e huazimit të tij është kompletuar të enjten.

Dreniti javë më parë luajti edhe në kampionatin botëror të juniorëve që u zhvillua në Spanjë, e ku Kosova shkruajti histori.

Ai tani do të luajë në të njëjtën skuadër me kapitenin e Kosovës, Valon Dedaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat