Parduzi: Motivi te vajzat e Vushtrrisë është shumë i madh për punë

Hendboll

Parduzi: Motivi te vajzat e Vushtrrisë është shumë i madh për punë

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 10:42
Parduzi: Motivi te vajzat e Vushtrrisë është shumë i madh për punë

Është java e dytë e fazës përgatitore të skuadrës së hendbollit Vushtrria (femrat). Vushtrria në edicionin e kaluar ka rivalizuar Istogun në garën për titull, ndërsa në edicionin e ri synon të fitojë vet trofetë. Vushtrria pasi të fillojë kampionatin mund të vendos edhe për përforcime, por njëherë do të fillojë me fondin që e kishte edicionin e kaluar. 

“Kjo është java e dytë e fazës përgatitore. Disa vajza kanë qenë të angazhuara në punë të tyre dhe nuk kemi mundur të grumbullohemi të gjithë prej ditës së parë. Për momentin jemi pa lojtaren Burneta Rama, e cila ka angazhime tjera, por që brenda javës na bashkangjitetet dhe kompletohemi. Faza e parë është pak e mundimshme për vajzat, por ato po i përballojnë stërvitjet me shumë sukses. Motivi te vajzat është shumë i madh për punë”, ka thënë trajneri i Vushtrrisë, Arben Parduzi.

“Për momentin nuk kemi marrë përforcime, por në vazhdim të kampionatit mendojmë të marrim.

Është herët të flitet, por synimet e klubit janë të qarta, për titull të kampionit dhe për Kupë. Kampionatin e kaluar na iku titulli pasi ishim pa lojtaren më të mirë, Burneta Rama, e cila u lëndua në ndeshje ndërkombëtare që e luajti si përforcim i Istogut.

Lëndimi i saj ishte fatal për ne si klub, andaj këtë vit shpresojmë se do të kemi më shumë fat dhe nuk do të kemi lëndime. Mendoj që këtë vit liga do të jetë më interesante te hendbollistet”, ka theksuar trajneri vushtrrias, Parduzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat