Sllamniku jep dorëheqje, fajëson edhe federatën! Drita në humnerë - Bota Sot
Sllamniku jep dorëheqje, fajëson edhe federatën! Drita në humnerë

Hendboll

Sllamniku jep dorëheqje, fajëson edhe federatën! Drita në humnerë

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shtator 2019 Në ora: 10:55
Luan Sllamniku

Kurrë më keq nuk i ka punët klubit i hendbollit Drita nga Gjilani (meshkujt), e cila është afër shuarjes!

Klubi që garon në elitën e hendbollit po kalon periudhën më të errët në histori të ekzistimit të saj. Luan Sllamniku jep dorëheqje nga pozita e kryetarit, KH Drita në humnerë.

“Me keqardhje ju informoj se jap dorëheqje nga klubi për shkaqe të gjendjes financiare që ka klubi, unë personalisht jam personi i vetëm me disa lojtarë që afro 10 vite e kemi mbajt klubin gjallë me gjitha të problemet financiare që ka pas klubi.

Ja kemi dal që gjithherë të jemi në 4-shen e Superligës së hendbollit, rrethanat e tërheqjes nga janë të bollshme duke u nis nga komuna e Gjilanit që me mjete financiare ka qenë minimale shuma për klubin tonë po ashtu edhe federata e hendbollit, sipas mendimit tim, nuk ka punuar me klube sa duhet, po gjithë një neve si klub na ka anashkaluar po ashtu duhet të ceket se KF Drita me president Valon Murseli na ka ndihmuar vitin e kaluar me mundësitë e veta, për çka ju jemi mirënjohës Qyteti i Gjilanit e meriton ta ketë një klub hendbolli në Superligën e Kosovës, por rrethanat janë këto që janë”, shkruan Sllamniku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...