Kampioni i Kosovës para sfidës në Zvicër

Hendboll

Kampioni i Kosovës para sfidës në Zvicër

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 12:16
Kampioni i Kosovës para sfidës në Zvicër

Klubi pejan, Besa Famgas në Evropë luan nga viti 2005, ndërsa me suksese më të mëdha ka nisur nga viti 2013. Besa është përballur me skuadra të forta evropiane gjatë viteve të kaluara, por suksesi nuk ka munguar.

Një skuadër të fortë do ta ketë përballë edhe në fundjavë, atë nga Zvicra, Pfadi Winterthur. Ndeshjet mes Besa Famgasit dhe Winterthurit luhen të shtunën e të dielen nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Besa pret përkrahjen e tifozëve në tentim për të bërë hap para në gara evropiane.

Winterthuri është ekip cilësor, por edhe kampioni i Kosovës. Me përkrahjen e tifozëve dhe me lojë me zemër suksesi është i mundshëm.
Më poshtë paraqesim rezultatet evropiane të Besës nga viti 2013 e tutje:

Kupa Sfiduese, 2013-14
Rrethi i tretë:
Salford – Besa Famiglia 27:40
Besa Famiglia – Salford 35:27
Rrethi i katërt:
Aguas Santas Milaneza – Besa Famiglia 41:22
Besa Famiglia – Aguas Santas-Milaneza 27:36

Kupa e EHF-së, 2014-15
Rrethi i parë:
Besa Famiglia – Kehra 31:32
Kehra – Besa Famiglia 23:32
Rrethi i dytë:
Besa Famiglia – Nexe 25:40
Nexe – Besa Famiglia 43:26

Kupa e EHF-së, 2015-16
Rrethi i parë:
Fregata-Burgas – Besa Famiglia 18:24
Besa Famiglia – Fregata-Burgas 30:20
Rrethi i dytë:
Arendal – Besa Famiglia 34:18
Besa Famiglia – Arendal 25:31

Kupa e EHF-së, 2016-17
Rrethi i parë:
Besa Famiglia – Dukla Praha 35:31
Dukla Praha – Besa Famiglia 31:23

Kupa e EHF-së, 2017-18
Rrethi i parë:
Besa Famgas – Beykoz 29:21
Beykoz – Besa Famgas 35:23

Kupa e EHF-së, 2018-19
Rrethi i parë:
Batumi – Besa Famgas 20:30
Besa Famgas – Batumi 37:22

Rrethi I dytë:
Drammen – Besa Famgas 37:26
Besa Famgas – Drammen 27:20

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat