Besa Famgas fiton turneun "Jeton Tërstena - Tota"

Hendboll

Besa Famgas fiton turneun "Jeton Tërstena - Tota"

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 18:55
Besa Famgas fiton turneun "Jeton Tërstena - Tota"

Të mërkurën në Vushtrri është mbajtur turneu tradicional "Jeton Tërstena - Tota", në të cilin morën pjesë katër skuadra të hendbollistëve.

Turneu u mbajt në palestrën në Vushtrri që mbanë pikërisht këtë emër të madh të sportit.

Turneu u fitua nga Besa Famgas, që në finale e mposhti skuadrën e Prishtinës me rezultat 30:22.

Në gjysmëfinale Prishtina fitoi ndaj Vushtrrisë nikoqire me rezultat 31:27, ndërsa Besa fitoi ndaj Prizrenit me rezultat 40:18.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat