Fol Verim Zherka se ma m...nuk bëhet! - Bota Sot
Fol Verim Zherka se ma m...nuk bëhet!

Hendboll

Fol Verim Zherka se ma m...nuk bëhet!

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 18:56
Fol Verim Zherka se ma m...nuk bëhet!

U shty kampionati për një javë, u shty sepse disa klube nuk mund të organizohen dhe nuk u shty për hir të asnjë maçorrit!

Federata e Hendbollit e Kosovës e pa të arsyeshme dhe e shtyri, sepse disa klube nuk po gjejnë forcë që të organizohen! Nuk po organizohen, si Trepça dhe Drita, që vijnë nga dy qendra të mëdha. Mitrovica dhe Gjilani janë qendra të hendbollit dhe nuk del bir none që t’ju ndihmojë. A thua pse? 

Verim Zherka u largua nga posti i kryetrajnerit të KH Kastriotit (meshkujt). Askush nuk e di pse dhe si erdhi puna deri aty, as klubi nuk e qartëson mirë situatën dhe pse! A mos vallë se diçka u sjellë aty brenda!

Fol Verim, e mos hesht se ma m... nuk bëhet! Nuk bëhet ma m... se sa është tash sepse nuk ka më keq në këtë nën qiell se gjysma e klubeve, po e diskutojnë mbijetesën apo shuarjen! Fol Verim, se heshtja e juaj dhe e shumë emrave sikur ju, nuk është e mirë. Duhet të dilni edhe t’i thoni të gjitha, sepse heshtja e gjithsecilit ka pru në pozicion që ky sport hiq larg nuk do të shkojë do të kemi si në Shqipëri, pothuajse me një ligë të varfër! Heshtja më nuk i duhet askujt, sepse sot hendbolli ka ardhur në gjendje më kritike të mundshme.

Kur Kastrioti me renome nuk është një fuqi ballkanike, kur një Trepçë diskuton shuarjen, a mos vallë po na mbulon turpi sportiv! A ka më turp që Trepça të diskutojë shuarjen, kjo është e dhimbshme!

Fol Verim, djali i Prizrenit që je rritur në Ferizaj! Mblidhi gjithë shokët e profesionit dhe thoni shkurt  e shqip: Boll më! Boll na shkoi duke na udhëhequr injorantët në përgjithësi!  

Ju me krejt shokët, thoni hapur kush janë injorantët dhe kush e pruri këtë gjendje këtë sport, që dikur ishit për krenari e sot po shkon drejt varrosjes! Për fjalën e drejtë, për të vërtetën askush nun mund të dërgojë as në burg as nuk mund të qes në litar! Hendbolli po i dhemb të gjithëve, sepse e kanë pru në pozitën më të mjerueshme!

Aty ku punohet pa program, në shumicën e klubeve! Aty  ku nuk respektohen vlerat nuk ka bereqet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...