Fitore bindëse për Vushtrrinë

Hendboll

Fitore bindëse për Vushtrrinë

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 13:34
Fitore bindëse për Vushtrrinë

Ashtu si pritej Vushtrria e Prishtina kanë shënuar fitore bindëse. Nënkampioni Vushtrria luajti si mysafir i Dritës në Gjilan dhe fitoi me rezultat 36:9. Vushtrria, që ka ruajtur përbërjen e edicionit të kaluar menjëherë ka vënë kandidaturë për kreun e tabelës.

Prishtina luajti si vendase dhe fitoi ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat 39:26. Edhe te Prishtina vlerësojnë se kanë përbërje cilësore dhe kanë synime për trofe këtë kampionat.

Në Superligë me fitore ka debutuar skuadra e Ferizajt. Ferizaj e mposhti skuadrën Jusuf Gërvalla me rezultat 32:21.
Ndeshja në mes të Samadrexhës e Istogut luhet më vonë për shkak të angazhimit ndërkombëtar të Istogut.

Drita – Vushtrria 9:36 (4:16)
Drita: Ibrahimi, Hyseni, Krasniqi, Vokshi 3, Daku 3, Arifi, Hyseni 1, Baftiari 2, Reqani, Pajaziti
Vushtrria: Kelmendi, B. Gubetini, Berisha, Avdiu 2, Rama 8, Zymberi 3, Preniqi 7, Mehmeti 1, Paci 3, Rrahmani 3, Gubetini 3, Selaci 2, Kasumi 3, Tahiri 1

Prishtina – Vëllaznimi 39:26 (24:13)
Prishtina: Bregovina, Mehmeti 11, A. Krasniqi, Krasniqi, Sefedini 6, Shala, Berisha 1, Matarova 4, Hashani 5, Arifi, Llapashtica, Mekolli 2, Sopjani 2, Ipçi 1, Stagova 7
Vëllaznimi: Bytyqi, Kastrati 2, Berisha, Hoda, Radoniqi 8, Gashi 4, Frrokaj, Kursani 8, Mullakadrija, Hana, Varaki, Vronovci 1

Jusuf Gërvalla – Ferizaj 21:32 (9:15)
Jusuf Gërvalla: Haxhosaj, Malaj 4, Gecaj 3, Tolaj 3, Çekaj 5, Qufaj 1, Berisha 1, Shala 1, Imeraj 2, Qekaj
Ferizaj: Sylejmani 2, Syla 1, Kupina 3, Domenaku 3, Kelmendi 1, Basha 3, Trajkovska 3, Beka, Mehmeti, Thaqi 1, Shabani 1, Fazlija 9. Koneski 4, Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat