Lamtumirë Evropë

Hendboll

Lamtumirë Evropë

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 13:36
Lamtumirë Evropë

Kampioni i Kosovës, Istogu nuk ia ka dalur të kalojë raundin e parë të Kupës së EHF-së për hendbolliste. Istogu nuk kishte fat në short dhe u takua me skuadrën e madhe nga Bjellorusia, Gomel, që në përbërje ka reprezentuese nga disa vende me hendboll të zhvilluar. Dy ndeshjet u luajtën në Gomel të Bjellorusisë.

Në ndeshjen e dytë, Istogu u paraqit më mirë por jo mjaftueshëm për t'iu afruar fitores. 38:22 në të mirë të Gomelit ishte rezultati në fund. Pjesa e parë përfundoi 22:8. Lojtaret istogase janë munduar të bëjnë më shumë, por në shprehje erdhi cilësia dhe përvoja e skuadrës bjelloruse. Të premten rezultati ishte 45:13 për Gomelin.

Gjithsesi këto ndeshje do t'i shërbejnë Istogut si përvojë e vlefshme për të ardhmen dhe për të parë se çka i duhet për sukses në nivel më të lartë evropian.

Istogu - Gomel 22:38 (8:22)

Istogu: Ujkiq 5, Milatoviq, Gashi, Shatri 2, Muratoviq 11, L. Zogaj, D. Zogaj, Rugova 1, Shehdadi, Fejzaj, F. Rexhaj, Halitaj 2, D. Rexhaj, V. Rexhaj, Ahmetxhekaj, Hetemi 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat