Marre iu koftë! Turpi nuk e ka mbyt askënd! Mëshoni çiftelisë, tjetër nuk iu ka mbetur!

Hendboll

Marre iu koftë! Turpi nuk e ka mbyt askënd! Mëshoni çiftelisë, tjetër nuk iu ka mbetur!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2019 Në ora: 12:42
Pamje nga shorti, personi në foto nuk ka faj!

Marre iu koftë! Turpi nuk është ndryshe! Paramendoni Trepça nga Mitrovica, kush ka qenë një kohë, e cila ka garuar edhe në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë, e sot e kemi në rangun e dytë të Kosovës në hendboll (meshkujt).

Po ky qytet i Mitrovicës, po ata dashamirë të hendbollit, po a kanë forcë që të gjejnë sadopak mjete të kthejnë namin e këtij ekipit.

Trishtim kur e sheh Trepçën një rang më poshtë, kjo është vetëvrasje edhe për vet Federatën e Hendbollit të Kosovës, sepse ndryshe nuk mund të quhet kur e ka një ekip me renome të madhe jashtë Superligës!  Nuk ka asnjë shpjegim tjetër, pos fjalës marre iu koftë!  Marre iu koftë!

Turpi nuk e ka mbyt askënd! Mëshoni çiftelisë, tjetër nuk iu ka mbetur, ju dashamirëve të hendbollit në Mitrovicë, në anën tjetër po skuqet FHK-ja nga kjo mrekulli!  

"Në Federatën e Hendbollit të Kosovës është tërhequr shorti për Ligën e Parë në të dy konkurrencat. Po ashtu janë konfirmuar çiftet e javës së parë të Superligës së meshkujve.

Për shkak të tërheqjes së Trepçës dhe Drenicës, Superliga e meshkujve do të zhvillohet me tetë skuadra, ndërsa xhiroja e parë zhvillohet më 28 e 29 shtator. Trepça e Drenica do të garojnë në Ligën e Parë", shkruan në faqen e FHK-së. 

Ndeshjet e xhiros së parë në Superligën e meshkujve janë: Kastrioti - Vushtrria, Prizreni - Besa Famgas, Drita - Prishtina, Vëllaznimi - Llapi.
Edhe në Ligat e Para në të dy konkurrencat, gara nis më 28 e 29 shtator. Te meshkujt ndeshjet e javës së parë janë: Ulpiana - Drenica, Lepenci - Samadrexha, Deçani - KEK-u, Rahoveci - Dukagjini, Trepça - Zhegra. Vjosa pushon në xhiron e parë.

Në Ligën e Parë (femrat) ë xhiron e parë takohen: Prizreni - Verona, Ulpiana - Dukagjini, Trepça - CLICK, Deçani -
KEK-u, Vjosa - Llapusha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat