Maxhera: Trepçës i ka humb udha në oborr 

Hendboll

Maxhera: Trepçës i ka humb udha në oborr 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2019 Në ora: 16:10
Maxhera: Trepçës i ka humb udha në oborr 

Trepça nga Mitrovica është as në tokë as në qiell! Çka është edhe më keq, janë tërhequr nga garat e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), por rreziku tjetër është që edhe në ligën e parë mos të garojnë dhe të shuhen si kolektiv.

Është rrezik i madh për faktin se klubi është në krizë të rëndë financiare, që besa kanë edhe një fond shumë të varfër të hendbollistëve dhe që do të diskutohet gjatë këtyre ditëve të garojnë apo ta shuajnë aktivitetin.

Hendbollisti Sali Maxhera, që luan në pozitën e pivotit, tha se është një dëshpërim i madh të të gjithë lojtarët, sepse për shumëkënd është e pabesueshme që një klub me renome që të merr vendim që të garojë një rang më poshtë, për shkak se po ballafaqohet me kushte të vështira.  Trepça po kalon periudhën më të rëndë në historinë e saj dhe aktualisht ka mbetur në mëshirën e askujt!

“Bota sot”: Çka po ndodhë me Trepçën?
Sali Maxhera
: Me Trepçën ata që janë duke e udhëheq (nëse ka udhëheqësi) nuk e din çka është duke ndodhur, me një fjalë ju ka humb udha në oborr. Unë si lojtar më së paku jam i informuar. I vetmi informim për mua jon portalet online.

“Bota sot”: Trepça në ligen e parë, a është e dhimbshme?
Sali Maxhera:
Po, shumë e dhimbshme është edhe është gjynah prej lojtarëve sepse në edicionin e fundit përkatësisht në edicionin e 2-të të garave disa lojtarë që kemi qenë duke luajtur jashtë Mitrovicës, jemi kthyer me ndihmuar klubin Trepça që të mbetet në ligë. Ai mundë dhe ajo djersë që kemi derdhur për ato xhiro është turp të na hedhin poshtë.

“Bota sot”: A është rrezik edhe të shuhet?
Sali Maxhera:
Po! Është shumë rrezik sepse klubi ka bërë hapa prapa po ashtu nuk dihet a ka fond të lojtarëve që të zhvilloj edicionin e garave në ligën e parë. Kur ka qenë palestra në renovim kemi ra prej lige me arsye sepse nuk kemi pas shtëpi tonën ku t’i zhvillojmë ndeshjet, po tash me shtëpi, me kushte të mira për zhvillim të ndeshjeve, ky vendim i kryesisë është jo i mirë për sportin mitrovicas i cili i tëri është në gjumë të thellë.

“Bota sot”: A është një dëshpërim i madh që një klub me renome të garojë në ligën më të ultë? 
Sali Maxhera:
Siç e ceka edhe me lart me kushte përfekte për lojë, me palestër të rinovuar, me një qytet ku e dojnë sportin, me një tifozeri të flaktë siç është ‘Torcida’, të merret vendim që klubi me renome të madhe të bie me poshtë, nuk e di a ka më dëshpërim më të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat