Kombëtarja po kompletohet, hendbollistet plot motiv - Bota Sot
Kombëtarja po kompletohet, hendbollistet plot motiv

Hendboll

Kombëtarja po kompletohet, hendbollistet plot motiv

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 15:36
Kombëtarja po kompletohet, hendbollistet plot motiv

Hendbollistet e Kosovës po punojnë me vullnet të madh për dy ndeshjet e para të fazës së dytë të kualifikimeve për "Euro 2020".

Kombëtarja është e vendosur në Prishtinë kurse grupi kompletohet sot me ardhjen e Leonora Demajt, Mirela Gjikokajt dhe Fitore Aliut. 

Përzgjedhësi Agron Shabani është i kënaqur me angazhimin e lojtareve në stërvitje kurse vlerëson që grupi do të jetë i kompletuar në tri stërvitjet e fundit. 

"Përgatitjet janë duke shkuar mirë. Po kompletohemi, ndërsa sot pritet të vijnë tri lojtaret e fundit. Në tri stërvitjet e fundit jemi komplet dhe të gatshëm për sfidat e reja. Vajzat kanë punuar me intenzitet dhe janë të motivuara për këto dy ndeshje të radhës. Me kombëtare nuk bashkohet këtë herë portierja Dorentina Osmani, kurse Ardiana Salihu nuk ka mundësi të vazhdojë përgatitjet për shkak të një lëndimi. I dëshiroj shërim sa më të shpejtë", ka deklaruar përzgjedhësi Shabani. 

Ai nuk mund të llogaris edhe në Suzana Ujkiq, që është në kompletim të dokumentacionit. 

Kosova të enjten takohet në Maribor me Slloveninë kurse të dielen e presim Gjermaninë në Prishtinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...