Serbët kanë ra përtoke, por ende vazhdojnë me ilegalitet në tokën e Kosovës! 

Hendboll

Serbët kanë ra përtoke, por ende vazhdojnë me ilegalitet në tokën e Kosovës! 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shtator 2019 Në ora: 12:27
Serbët ranë përtokë, por vazhdojnë me ilegalitet në tokën e Kosovës! 

Garat ilegale serbe vazhdojnë edhe në sportet me dorë përveç futbollit në një pjesë të Mitrovicës, aty ku banojnë më shumë serbë dhe ekzistojnë edhe klubet sportive, që garojnë ilegalisht në kuadër të Serbisë.

Ekipi i hendbollit Mokra Gora nga Zubin Potoku (meshkujt) ka ra përtokë, duke humb statusin në  Superligën e Serbisë dhe tani garon një rang me poshtë, ku pas ndeshjes (fitores 25:23) së javës së kaluar me Vranje 1957, këtë javë paralajmërojnë se me 29 shtator në palestrën në Zubin Potok, do të takohen me Topliçanin nga Prokupla, në kuadër të javës së dytë të Superligës B, Lindje-Perëndim të Serbisë!

Po ashtu skandali tjetër është edhe Trepça fantome që garon në ligën e parë të Serbisë dhe e cila do ta pres ekipin nga Rashka, Bane.

Të gjithë presin që Federata e Hendbollit Evropian (EHF) t’i marrë masat me rigoroze ndaj Federatës së Hendbollit të Serbisë, që t’i ndal këto aktivitetet ilegale në një shtet tjetër. Është e padurueshme që klubet nga Serbia të futen dhe të zhvillojnë garat në shtetin e Kosovës.  

Presim edhe Federata e Hendbollit e Kosovës që të dërgojë një notë të ashpër proteste në EHF, për budallaqet që bëjnë serbët në shtetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat