Sllovenia kockë e fortë për Kosovën

Hendboll

Sllovenia kockë e fortë për Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shtator 2019 Në ora: 19:34
Sllovenia kockë e fortë për Kosovën

Kombëtarja e Kosovës starton me humbje në kualifikueset e Kampionatit Evropian në hendboll (femrat). Sllovenet u treguan kockë e fortë për vashat tona, duke i mposhtur me rezultat 32:23 (16:10), në ndeshjen e parë të grupit 3 të kualifikueseve.

Sllovenet ishin më të mira si në periudhën e parë të lojës po ashtu edhe në të dytën.

Selektori i Kosovës, Agron Shabani, u mundua të aplikojë lojë sa më të fortë në mbrojtje por ishte vështirë të ndalen lojtaret me përvojë të rivales.

Megjithatë vashat tona lanë një përshtypje të mirë.  Pishek dhe Vuçko shënuan më së shumti gola të sllovenet, nga 6 secila, ndërsa Albana Arifi ishte më efikasja te Kosova, me 8 gola. 

Ndeshjen e dytë Kosova do të luajë me Gjermaninë, e cila zhvillohet të dielën (me 29 shtator) në orën 19.15 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat