Kastrioti me fitore bindëse, Llapi gati befasoi Vëllaznimin - Bota Sot
Kastrioti me fitore bindëse, Llapi gati befasoi Vëllaznimin

Hendboll

Kastrioti me fitore bindëse, Llapi gati befasoi Vëllaznimin

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 11:56
Kastrioti me fitore bindëse, Vëllaznimi me minimale

Janë luajtur dy ndeshjet e para të edicionit të ri (2019-2020) të Superligës së Kosovës për hendbollistë. Fituesi i Kupës, Kastrioti i Ferizajt e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 42:25. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:12. Ferizajasit kanë dominuar ndeshjen dhe pa shumë telashe kanë fituar dy pikët e para. F. Mustafa me 9 gola ishte më efikasi te Kastrioti. Te Vushtrria u dallua F. Jashari me 6 gola.

Dy pikët e para i ka fituar edhe Vëllaznimi që e mposhti Llapin e Podujevës me rezultat 30:29. Pas pjesës së parë epërsia e gjakovarëve ishte bindëse (17:8), por në fund të takimit llapjanët u afruan vetëm në një gol.

Të dielen janë dy ndeshje tjera të javës së parë, ndërsa të martën luhet takimi i fundit.

Kastrioti – Vushtrria 42:25 (18:12)
Kastrioti: Esati, D. Dugolli, Rudari 5, B. Syla 5, Zherka 2, A. Dugolli 2, Qerimi 1, Bislimi 2, Shabani 5, Ramadani 1, Mustafa 9, Bytyqi 3, Rajatoski 4, Selmani 2, Brahimi 1, Tafarshiku.
Vushtrria: Krasniqi, Selaci, Musa 3, Miftari, Karagja, M. Jashari 1, F. Musa 2, Sadiku 2, A. Karagja 2, F. Jashari 6, Emini, Gubetini 4, Melenica 2, Abazxhiku 3.

Vëllaznimi – Llapi 30:29 (17:8)

Vëllaznimi: Kuqi, Rexha 7, Fana 6, Luzha 2, Mehmeti, Halili 5, Rama 3, Brahushi, Hoxha, Morina, Mamusha 1, Lluka 6.
Llapi: Hoxha 12, Bajrami 2, Mani 6, Hasani 2, Havolli 3, G. Mani, Beshiri 2, L. Bugujevci, E. Bugujevci, Muqiqi 2.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...