Përbërjet e Prishtinës, Dritës, Prizrenit dhe Drenicës

Hendboll

Përbërjet e Prishtinës, Dritës, Prizrenit dhe Drenicës

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 11:41
Përbërjet e Prishtinës, Dritës, Prizrenit dhe Drenicës

Janë luajtur dy ndeshje tjera të javës së parë të Superligës së Kosovës për hendbollistë. Në Gjilan, Prishtina ka fituar bindshëm ndaj Dritës me rezultat 41:25. Pas pjesës së parë epërsia e Prishtinës ishte nëntë gola (19:10). A. Bajqinovci me 11 gola, B. Abazi me 10 gola dhe O. Beshiri me 9 gola janë dalluar me efikasitet te Prishtina. G. Misini e Y. Sllamniku shënuan nga 6 gola për Dritën.

Rezultat më i ngushtë ishte në ndeshjen Prizreni – Drenica, që u fitua po ashtu nga skuadra mysafire me rezultat 31:28. 16:10 në të mirë të Drenicës ishte rezultati pas pjesës së parë. B. Gashi e Sh. Mehmeti shënuan nga 7 gola për Prizrenin, ndërsa te Drenica bindshëm më efikasi ishte K. Kastrati me 16 gola.

Prizreni – Drenica 28:31 (10:16)

Prizreni: Krasniqi, Buqaj, Rahmani, Topalli 1, Bytyqi, Etemi, Leka 3, S. Krasniqi 3, Spahia 1,  Gashi 7, Skenderi, 3, Mehmeti 7,  Ahmetaj 1, Lladrovci, Koro.

Drenica: Muqolli, Geci, Zekaj 4, Binaku, Baliu, M. Baliu, Hamza 4, Batatina 1, Kastrati 16, Zariqi, SAhiti 2, Gashi 3.

Drita – Prishtina 25:41 (10:19)

Drita: Asllani, Bunjaku, Misini 6, Veliu, Tosku, Mehmeti, Huruglica 2, Aziz 2, Er. Huruglica 1, Latifi 4, Sllamniku 6, Isufi 4

Prishtina: Fetahu 1, Ademi 2, M. Ademi 1, Hoxha 1, Agushi, Beqiraj, Beshiri 9, Abazi 10, Visoka, Bajqinovci 11, Gjuka 2, Prekazi 4..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat