Shala godet ashpër: Nuk e meritojnë Albana, Njomza, Fitorja, Ardiana, që të fyhen nga disa ‘psiokopatë’

Hendboll

Shala godet ashpër: Nuk e meritojnë Albana, Njomza, Fitorja, Ardiana, që të fyhen nga disa ‘psiokopatë’

Nga: Kemajl Goca Më: 2 tetor 2019 Në ora: 12:08
Shala godet ashpër: Nuk e meritojnë Albana, Njomza, Fitorja, Ardiana, që të fyhen nga disa ‘psiokopatë’

Kryetrajneri i kampiones dhe fitueses së Kupës së Kosovës, Faruk Shala, godet ashpër disa nga dashamirët e hendbollit!  Shala është i revoltuar, sipas tij disa “ekspertë” po sulmojnë pa pikë arsye disa nga lojtaret për paraqitjet në ndeshjen me Gjermaninë, ku Kosova kishte humb me rezultat 35:16 në kuadër të xhiros së tretë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020.  
“Dy tri fjalë për disa “dashamirë” te hendbollit të cilët po derdhin lot te krokodilit dhe po ofendojnë Kombëtaren e Kosovës, me fjalë denigruese, fyese dhe aspak njerëzore.

Fatkeqësisht, janë njerëzit e dështuar të cilët ne vend që të kontribojnë për hendbollin e bëjnë të kundërtën duke sulmuar edhe një ndër lojtaret ma te mira ne Suedi Albana Arifin. Lojtare kjo e cila ndoshta nuk ishte në formën e dëshiruar kundër Gjermanisë, mirëpo shkëlqeu ndaj Sllovenisë.
Nuk e di sa jeni te vetëdijshëm por ne luajtëm me një skuadër të madhe botërore dhe me pak koncentrim ndoshta rezultati do të ishte edhe më i favorshëm, por kështu e kanë ndeshjet me rival të madh dhe cilësor.

Kurse disa që po krrokasin, kanë qenë në Kosovë ne skuadra dhe s’kanë mundur te qëndrojnë mbi një javë, disa tjerë kanë filluar dhe e kanë lenë në gjysmë, kurse disa tjerë as që i angazhojnë klubet se janë “experta” te mëdhenj dhe ju kanë mbetur vetëm rrjetet sociale te ofendojnë vajzat dhe stafin e kombëtarës me fjalë denigruese dhe fyese.

Nuk e meritojnë Albana Arifi ( e cila braktisi Kombëtaren e Suedisë për Kosovën duke pauzuar tri vjet), Njomza Kelmendi, Fitore Aliu, Ardiana Merditaj, që të fyhen nga disa “psiokopatë” që moti e kanë humbur realitetin me hendbollin, por jetojnë me të kaluarën.

Iu pëlqej apo nuk iu pëlqej këtyre “dashamirëve të hendbollit” Kombëtarja e Kosovës po përparon, lexoni faqen zyrtare te Federatës Evropiane te Hendbollit e cila shkruan ne mënyrë afirmative dhe reale për Kombëtaren. Prandaj “...le të lehin, karavani po ecë”, reagon ashpër Shala, që është edhe në Shtabin Teknik të kombëtares së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat