Kastrioti në Pragë për paraqitje të denja - Bota Sot
Kastrioti në Pragë për paraqitje të denja

Hendboll

Kastrioti në Pragë për paraqitje të denja

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 10:34
Kastrioti në Pragë për paraqitje të denja

Hendbollistët e Kastriotit kanë udhëtuar për në Pragë të Çekisë ku të shtunën e të dielen i zhvillojnë dy ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare. Në rrethin e dytë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup), skuadra ferizajase takohet me Dukla Praha të Çekisë. Dy ndeshjet luhen në sallën “Slavia Praha”, të shtunën dhe të dielen nga ora 18:00.

Ferizajasit kanë nisur me kohë përgatitjet dhe janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në këto dy ndeshje. Kastrioti këtë herë do të bazohet kryesisht në lojtarët e zhvilluar te kjo skuadër.

Kastrioti ka nisur me fitore bindëse stinorin në Superligën e Kosovës në hendboll dhe ka pretendime edhe për edicionin e ri, pasi në të kaluarin fitoi Kupën e Kosovës dhe u paraqit në finale të kampionatit.

Por fillimisht skuadra me traditë do të jap më të mirën e mundshme për paraqitje të denjë në Evropë, në kërkim të suksesit të radhës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...