Ferizaj demolon rivalin e qytetit, Kastriotin

Hendboll

Ferizaj demolon rivalin e qytetit, Kastriotin

Nga: Kemajl Goca Më: 5 tetor 2019 Në ora: 10:41
Ferizaj

Ferizaj nuk ka më shumë se një vit që u themelua dhe ka arritur që të ngjitet në elitën e hendbollit të Kosovës. Ferizaj klub shumë i ri i ka demoluar me rezultat 33:25 (14:13) rivalin e qytetit, Kastriotin në derbin e javës së dytë. 

Kjo është fitorja e dytë për vashat ferizajase apo e 18-ta rresht prej se janë themeluar. Sidomos në pjesën e dytë Ferizaj bëri lojë shumë të mirë me një sulm si uragan duke e thelluar fitoren në tetë gola (33:25) dhe konfirmojnë kandidaturën për titullin e kampionit.

Image

Kastrioti i pa forcë dhe nuk kishte mundësi ta shmang humbjen e thellë nga debutuesja e ligës që ka trajner ish portierin e mirënjohur Sami Çerkini. 

Meri Giçeva shënoi 7 gola, Albulena Basha 6, Albulena Kelmendi e Shpresa Fazlija nga 5 gola dhe te Kastrioti Adriana Salihu 8 gola.

Ferizaj udhëheq renditjen me 4 pikë. Ferizaj dëshmoi forcën po ashtu edhe nivelin e lojës ndaj Kastriotit. Fitore që u festua nga Ferizaj dhe me plotë meritë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat