Pikë të mëdha për Prishtinën, Vushtrrinë e Prizrenin - Bota Sot
Pikë të mëdha për Prishtinën, Vushtrrinë e Prizrenin

Hendboll

Pikë të mëdha për Prishtinën, Vushtrrinë e Prizrenin

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 12:42
Pikë të mëdha për Prishtinën, Vushtrrinë e Prizrenin

Tri ndeshje të javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) janë luajtur të shtunën. Prishtina ashtu si pritej, ka shënuar fitore të lartë ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat 44:26. Beshiri, Abazi e Bajqinovci ishin më efikasët te Prishtina, kurse te Vëllaznimi më së shumti gola realizoi Neziri.

Për skuadrën prishtinase është kjo fitorja e dytë në kampionatin e ri.

Dukshëm më të barabarta ishin dy ndeshjet tjera të luajtura të shtunën. Vushtrria ka fituar ndaj Drenicës me rezultat 31:28. Pjesa e parë përfundoi 15:15, por në të dytën vushtrriasit arritën te dy pikët e reja. Gubetini ishte i pandalshëm duke shënuar 14 gola. Te Drenica u dallua Kastrati me 11 gola. Për Vushtrrinë është kjo fitorja e parë.

Fitoren e parë e shënoi edhe Prizreni i kthyer në Superligë. Prizreni fitoi në Podujevë ndaj Llapit me 31:25. Llapjanët përfunduan pjesën e parë në të mirë të tyre, me rezultat 13:12, por në të dytën prizrenasit treguan më shumë. Mehmeti e Leka udhëheqën Prizrenin, kurse Hoxha u dallua te Llapi.
Ndeshja në mes të Besa Famgas e Dritës së Gjilanit është shtyrë me marrëveshje të dy klubeve.

Prishtina – Vëllaznimi 44:26 (24:14)
Prishtina: E. Ademi 3, M. Ademi 2, Hoxha 2, Agushi, Beqiraj, Beshiri 12, Abazi 9, Gjuka 4, Fetahu 1, Kuleta 1, Bajqinovci 8, Prekazi 2.
Vëllaznimi: Mamusha 1, Neziri 7, Morina 1, Hoxha, Rama 4, Haliti, Mehmeti, Luzha 1, Fana 2, Rexha 4, Kuqi 1, Pozhegu, Lluka 5.

Vushtrria – Drenica 31:28 (15:15)
Vushtrria: Ibishi, Melenica, Gubetini 14, Emini, Jashari, Karaqa 4, Sadiku, M. Jashari 5, Ar. Karaqa 1, Miftari, Musa 4, Selaci, Krasniqi, F. Musa, Demiri, Abazgjiku 3.
Drenica: Muqolli, Geci, Kastrati 11, Sahiti, Binaku 5, Baliu, Zariqi, Zekaj 6, Batatina, Hamza 1, Gashi 5.


Llapi – Prizreni 25:31 (13:12)
Llapi: Sejdiu, Bajrami 1, Mani 5, Havolli 2, G. Mani, Hasani 1, Beshiri, Bogujevci, Hoxha 9, Muqiqi 3, E. Bogujevci, Osmani, Visoka 4.
Prizreni: Koro, Thaqi, Etemi, Bytyqi, Rramani, Krasniqi, Leka 7, Skenderi 5, Krasniqi 1, Gashi 4, Topalli, Ahmetaj, Spahija 5, Mehmeti 9, E. Bytyqi, Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...