Fiton bindshëm Istogu dhe Shqiponja, Prishtina me pikë të reja - Bota Sot
Fiton bindshëm Istogu dhe Shqiponja, Prishtina me pikë të reja

Hendboll

Fiton bindshëm Istogu dhe Shqiponja, Prishtina me pikë të reja

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 12:47
Fiton bindshëm Istogu dhe Shqiponja, Prishtina me pikë të reja

Kampioni aktual Istogu, ka fituar bindshëm në javën e dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).  Në Gjakovë, Istogu fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 46:28. Që në pjesën e parë istogaset krijuan epërsi bindëse prej 12 golave. E. Muratoviq me 10 gola ishte më efikasja te Istogu. Te Vëllaznimi me efikasitet u dalluan A. Kursani e E. Radoniqi me nga 11 gola. Për Istogun ishte fitorja e dytë.

Fitore të shtunën shënuan edhe Prishtina e Shqiponja. Prishtina fitoi ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla me rezultat 24:19, ndërsa Shqiponja e mposhti Dritën me rezultat 38:17. Të premten Ferizaj e mposhti Kastriotin, kurse më 1 tetor Vushtrria fitoi ndaj Samadrexhës.

Shqiponja – Drita 38:17 (17:8)

Shqiponja: F. Ferizaj, Zogaj, L. Ferizaj, Nivokazi 13, Dobruna 3, Arapi 2, E. Ferizaj 3, Zogaj 1, Goqaj 4, Berisha 12.

Drita: Baftiari 7, Ibrahimi, Mustafa, Jashari 2, Hyseni, Vokshi 8, Reqani.

Vëllaznimi – Istogu 28:46 (11:23)

Vëllaznimi: Frrokaj 1, Kastrati 2, Mollakdarija, Kursani 11, Daija 1, Hoda, Gashi 1, Radoniqi 11, Varaku, Hana, Bytyqi, Berisha.

Istogu: Gashi 4, Shatri, Muratoviq 10, Rugova 6, Ahmetxhekaj, Halitaj, V. Rexhaj, F. Rexhaj 3, D. Rexhaj, Shehdadi, Ujkiq 3, Berisha 3, Milatoviq 8, Hetemi 6.

Prishtina – Jusuf Gërvalla 24:19 (13:10)

Prishtina: A. Krasniqi, Bregovina, Sefedini 4, Shala, Berisha 2, Matarova 4, Hashani, Sopjani 3, Arifi, Llapashtica, Ipçi 4, Stagova 5, B. Krasniqi, Mehmeti 2.

Jusuf Gërvalla: Imeraj 1, Çekaj 2, Gecaj 3, Berisha, Qufaj 1, D. Çekaj 3, Malaj 8, Tolaj 1, Shala, Hagjosaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...