Policia kufitare iu drejtua për klubin serb nga Prokoplja, kështu u përgjigj Federata e Kosovës 

Hendboll

Policia kufitare iu drejtua për klubin serb nga Prokoplja, kështu u përgjigj Federata e Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 6 tetor 2019 Në ora: 15:24
Policia kufitare iu drejtua për klubin serb nga Prokoplja, kështu u përgjigj Federata e Kosovës 

Burimet tona sigurojnë një email të Federatës së Hendbollit të Kosovës se si iu përgjigje policisë kufitare në lidhje për klubin serb të hendbollit “Topliçanin” që tentonte të futej në Kosovë për të zhvilluar ndeshjen në kuadër të Serbisë me Mokra Gorën nga Zubin Potoku.

“Ne SPK-Merdare ka arritur Kombi me Targa PK-030-Fu pasagjer janë klubi hendbollistik nga Prokuplja emri i klubit “Topliçanin”, ku sipas përgjegjësit te klubit Bratislav Dunjic kanë planifikuar një ndeshje Zubin Potok me ekipin e këtij qyteti “Mokra Gora”, sipas tyre ndeshja do të filloj 19.00 pas ndeshjes do të kthehen për në SRB.

Kërkojmë që të na informoni apo të kontaktohet Federata e Hendbollit e Kosovës se a kanë leje për të zhvilluar kjo ndeshje”, kështu shkruante në kërkesën e 29 shtatorit 2019 nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu Lluzhan. Këtë veprim të policisë duhet komplimentuar. 

Image

Letra origjinale se si u përgjigj Federata e Hendbollit e Kosovës, me sekretarin e përgjithshëm të saj, Izet Gjinovci, duke kërkuar që mos të lejojnë të futen në shtetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat