Katër vajza nga Mali i Zi që po e kallin një qytet në Kosovë! - Bota Sot
Katër vajza nga Mali i Zi që po e kallin një qytet në Kosovë!

Hendboll

Katër vajza nga Mali i Zi që po e kallin një qytet në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 tetor 2019 Në ora: 12:47
Esma, Tina, Suzana dhe Natalija

Katër vajza nga Mali i Zi, secila më e mirë se tjetra në fushën e lojës por edhe secila më e bukur se tjetra dhe me bukurinë e tyre po e “kallin” edhe qytetin e Istogut! 

Image

Esma e Suzana

Vërtet ia kanë shtuar shijen klubit të hendbollit Istogu, kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës, njëherësh edhe Superligën e Kosovës e kanë bërë më joshëse edhe për shikuesit! 

Është lojtarja boshnjake Esma Muratoviq apo biondja simpatike, pastaj shqiptarja Suzana Ujkiq apo zeshkanja atraktive, Tina Hetemi dhe malazezja Natalija Milatoviq, emra të rinj e shumë të respektuar. 

Image

Natalija, Esma dhe Suzana

Katër vajza që janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën sikurse të jenë motra, gjithashtu edhe me lojtare tjera të klubit, të cilat zotohen se do t’ia sjellin titullin e dytë të Kosovës dhe Kupën e tretë të Kosovës këtij qytetit me rrethinë që jeton me hendbollin.

Vajza që stërvitin me ritëm të shtuar nën urdhrat e trajnerit kontarvers Faruk Shala. 

Image

Suzana

Interesant se këto vajza kanë bërë edhe foto atraktive në stërvitje duke treguar muskujt e tyre, që besa edhe bukurinë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...