Vashat e Çairit nuk ndalen

Hendboll

Vashat e Çairit nuk ndalen

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 15:38
Vashat e Çairit nuk ndalen

Klubi i hendbollit për femra Çair ka shënuar edhe fitoren e tretë radhazi, të dytën si mysafire, në Superligën e parë të Maqedonisë së Veriut në hendboll, pasi mposhtën si udhëtuese Gjevgjelinë me rezultat 27-30.

Më efikasja në këtë triumf ishte Leonora Rahmani me 9 gola.

Në dy ndeshjet e parë ekipi që drejtohet nga trajneri Basri Latifi mposhti Kuzman Vardar Ilinden me rezultat të thellë 19:35 dhe si nikoqire Pelisterin 37:28.

KHF Çair bashkë me Kumanovën kryesojnë renditjen me nga 9 pikë.

Ambiciet e KHF Çair në këtë stinor janë që të fitojnë titullin e kampionit. Dhe, ekipi në përbërje: Mija Ismaili (drejtore), Basri Latifi (trajner), Berat Sinani (zëvendëstrajner), Gafur Hasani (trajner i portiereve) dhe Besa Luzha (trajnere e vajzave të reja) shpreson se ky objektivi do të arrihet.

Në javën e ardhshme, vashat e klubit shqiptar do të përballen me Gjorce Petrovin.

Ndeshja do të luhet të shtunën me fillim prej orës 17:00 në sallën sportve “Enver Idrizi” në Çair.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat