Trajneri i Kosovës që e nisi me humbje 0:30, tani i ka 18 fitore rresht

Hendboll

Trajneri i Kosovës që e nisi me humbje 0:30, tani i ka 18 fitore rresht

Nga: Kemajl Goca Më: 11 tetor 2019 Në ora: 12:25
Trajneri i Kosovës që e nisi me humbje 0:30, tani i ka 18 fitore rresht

Në pamje të parë duke goxha temperament por është shumë i qetë dhe që po e shijon lezetin e fitoreve tash e një vit! 

Ky është Sami Çerkini, ish portier i klubit me renome Kastriotit nga Ferizaj, i cili ka kontribuar shumë edhe në kohën e okupimit, duke i rezistuar Serbisë okupatore. 

Çerkini ka disa vite që u nda nga loja aktive dhe e kishte nisur edhe karrierën si trajner. Fillimisht ishte nga trajnerët më simpatik për Federatën e Hendbollit të Kosovës! 

Janë dy veçori që e lidhin Sami Çerkinin dhe secila më interesant se tjetra.

E para, mbahet mend si trajner që e çoroditi botën sportive, me humbjen 0:30 në një ndeshje me Istogun, me kategoritë të reja, që ekziston edhe protokolli i ndeshjes në FHK. 

Humbje e thellë, e çuditshme me 0:30, që për dashakëqijtë ishte sikur fitore, por që pas një kohe iu kthye edhe si bumerang. Sepse kjo humbje e bëri Sami Çerkinin trajner të respektuar, të burrëruar për nga sukseset që po shënon! 

Ai nga viti i kaluar kur mori ekipin e Ferizajt femrat (që nga themelimi), nuk njeh humbje. Në 18 ndeshje kampionale ka po aq fitore (16 fitore në ligën e parë dhe 2 në Superligën e Kosovës). Fitorja e fundit me rezultat 33:25 kundër Kastriotit nga Ferizajt, ia bëri zemrën mal, sepse e mposhti rivalin e qytetit!
E dyta, a e dini se Sami Çerkini, është kampion si trajner me Kastriotin – meshkujt në vitin 2011.

Nga largimi i tij, Kastrioti nuk po sheh dritë të bardhë, nuk e ka shijuar titullin tash e tetë vite. A mos vallë se largimi i tij e mallkoi klubin. As Verim Zherka që hiqet trajneri më i mirë në vendin tonë, nuk e pati fuqinë që ta sjellë titullin në edicionin që e lamë pas!

Çerkini është i vendosur që mos ta jep sekretin e suksesit klubit të Kastriotit – meshkujt, të cilët që tetë viten vuajnë për titullin e kampionit.

Çerkini në vitin 2011 u shpall edhe trajner i vitit nga Federata e Hendbollit të Kosovës.  Krejt në fund, Çerkini është shndërruar sërish në një trajner simpatik për FHK-në, sepse është afër 20 fitoreve rresht në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat