Vlora, Liria e Skënderi, ra kjo treshe e në inati të tyre u themelua një klub tjetër

Hendboll

Vlora, Liria e Skënderi, ra kjo treshe e në inati të tyre u themelua një klub tjetër

Nga: Kemajl Goca Më: 12 tetor 2019 Në ora: 11:02
E para shtë Lirie Muhaxheri, Skënder Ramadani dhe e katërta Vlora Jashari

E vërteta e themelimit të klubit të hendbollit Ferizaj (femra)m ka një emërtues të përbashkët apo një treshe që atëkohë ishte në klubin e hendbollit Kastrioti po ashtu nga Ferizaj. Skënder Ramadani, kryetar klubi, Vlora Jashari – kryetrajnere dhe Lirie Muhaxheri – ndihmëstrajnere, që asnjëra nuk janë më aty!

Atëkohë, këta protagonistët ishin në klub, ndërsa kampi tjetër në inati të tyre vendosi që ta formojë klubin! E themeluan KHF Ferizajn dhe për një vit ky klub u ngritë në elitë, e çudia tjetër është se u bëmë më të fortë se Kastrioti. Ferizaj ka kryetrajner të mirënjohurin Sami Çerkinin, kryetar Xhavit Morina.

Tjetra është se Skënder Ramadani nuk është tash e një kohë në klubin e Kastriotit, as Vlora Jashari si trajnere. As Skënderi e as Vlora, kurrë nuk e patën guximin ta thonë publikisht se si ndodhi të ju dështojë projekti i famshëm që kishin, të bëjnë një ekip të fortë dhe që e priten edhe dashamirët e kësaj loje me traditë apo të tempullit të hendbollit. Asnjëherë nuk dha deklaratë Skënderi se a u tradhtua apo jo, u la në baltë apo jo, apo ishte dëshirë e tij që u largua.

As Vlora nuk dha kurrë deklaratë, se si nuk e realizoi at projektin e saj madhor apo kurrë nuk e pat guximin. Për dallim nga dy të parët, Lirie Muhaxheri njihet si ish hendbollistja që dha kontributin më të madh në klub, që e kishte shpëtuar klubin  nga shuarja. Liria ishte shembulli më i mirë se si luftohet për klub edhe atëherë kur nuk kishte asnjë centi, po i motivoi lojtaret.

Kjo meritë nuk i dedikohet vetëm nga dashamirët e hendbollit ferizajas, por edhe nga Federata e Hendbollit e Kosovës kanë qenë mirënjohës at periudhë për ish hendbollisten që pati rolin e madh në shpëtimin e klubit, pa e lënë anash edhe durimin e FHK-së.

Habia është pse Skënderi dhe Vlora asnjëherë nuk e treguan të vërtetën, si erdhi puna që të largohen, nuk ia dha komuna mjetet apo çka ndodhi aty apo planin nuk iu shkoi si duhet. Është sportive apo logjike që të deklarohesh pse nuk iu shkoi puna deri në fund, sepse sport është ky dhe asgjë nuk është marre nëse e tregon një të vërtet.

Ose pse Vlora Jashari asnjëherë nuk e mori guximin t’i përgjigjet të guximshmit Bashkim Haxhimusës, kur kishte thënë: “Edhe Vlora Jashari nuk ka pse të dorëzohet, sepse ende nuk ka fillu, për katër muaj punë nuk ka lodhje, duhet të kërkohen mundësit për ndryshim e jo të kërkohet dera e komunës sepse klubet sportive janë OJQ dhe përgjegjësia bie mbi organet udhëheqëse të klubit e kurrsesi dikund tjetër”.

Sepse Vlora u desh t’i përgjigjet shkurt e shqip Bashkimit, që plot 23 vite merret me hendbollin, nuk është e re, por ka dy dekada dhe ka një përvojë! Megjithatë nuk iu përgjigj, nuk u mor fare me të!
Si Skënderi si Vlora e kanë zgjedhur heshtjen që nga ajo kohë dhe heshtja është formula si duket më e mirë. Megjithatë, sille nga ta sillesh, këta kanë dhënë për sportin aq sa munden e ditën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat