Fitojnë favoritët

Hendboll

Fitojnë favoritët

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 13:00
Fitojnë favoritët

Rezultate të pritura janë shënuar në tri ndeshje të javës së tretë të Superligës së hendbollistëve. Kampioni aktual, Besa Famgas ka fituar ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat bindës, 40:21. Për Besën ishte fitorja e tretë në tri takime të luajtura. Gjashtë pikë i ka edhe Prishtina, që të shtunën fitoi në Prizren ndaj skuadrës së Prizrenit me rezultat 36:27.

Fitore si vendas ka shënuar vetëm Drenica. Drenica në Drenas e mposhti Llapin me rezultat 32:26.

Ndeshja në mes të Dritës e Kastriotit është shtyrë për të martën me kërkesë të Kastriotit dhe me marrëveshje të dy klubeve. Ndërsa të dielen është takimi mes Trepçës dhe Vushtrrisë ku pritet të ketë rivalitet sportiv e hendboll të mirë.

Vëllaznimi – Besa Famgas 21:40 (11:20)

Vëllaznimi: Brahushi, Mamusha 2, Neziri 6, Morina, Hoxha, Rama 1, Halili 3, Mehmeti, Luzha 2, Fana 1, Rexha 2, Kuqi, Lluka 3

Besa Famgas: Gjuka 6, Jupa 6, J. Muqolli 5, Tahirukaj 2, Y. Muqolli 4, Ramosaj 3, Vokshi 2, Prce 1, Kukrika 1, Visoka 2, Kouri 5, Mushkolaj 3, Luzha, Mihaljeviq, Mehmeti

Prizreni – Prishtina 27:36 (13:16)

Prizreni: Koro, Etemi Ramani 2, Krasniqi, Leka 2, Skenderi 9, S. Krasniqi 8, Gashi 2, Ahmetaj, Mehmeti 4, O. Krasniqi, Topalli, Bytyqi, D. Bytyqi, Thaqi, Ferati

Prishtina: Prekazi 2, Bajqinovci 9, Fetahu 7, Gjuka 4, Abazi 2, Beshiri 11, Beqiraj, Agushi, Hoxha, Ademi

Drenica – Llapi 32:26 (14:12)

Drenica: Geci, Muqolli, Kastrati 16, Binaku 3, Zeka 1, Batatina, Hamza 3, Hajrizi 2, Baliu, Zariqi, Gjata, Gashi 7

Llapi: Mani, Bajrami 3, Visoka 5, G. Mani, Hasani 4, Beqiri 1, Bugujevci, Hoxha 9, Muqiqi, E. Bugujevci 2, Osmani, Maloku, Havolli 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat