Samadrexha më e mirë se KEK-u

Hendboll

Samadrexha më e mirë se KEK-u

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 11:40
Samadrexha më e mirë se KEK-u

Me takimin mes KEK-ut e Samadrexhës (femrat) ka filluar gara për Kupën e Kosovës në hendboll. Ndeshja KEK-u – Samadrexha është luajtur të martën kurse fitore ka shënuar Samadrexha me rezultat 30:24. Pas pjesës së parë skuadra e Superligës së hendbollisteve kishte epërsi prej dy golave, 15:13.

Gara për Kupë të Kosovës ka filluar me ndeshjet e raundit preliminar. Te hendbollistet ndeshje tjetër luhet të mërkurën në mes të Vushtrrisë e Veronës. Kjo ndeshje fillon në ora 17:30. Takimi Jusuf Gërvalla – Deçani është të premten nga ora 15:00, kurse ndeshje tjetër është ajo në mes të CLICK e Prizrenit.

Te hendbollistët, ndeshja Prishtina – Ulpiana luhet të mërkurën nga ora 17:30. Vëllaznimi e Rahoveci takohen të enjten nga ora 19:15, kurse ndeshjet tjetër preliminare është ajo në mes të Kastriotit dhe Lepencit.

Kastrioti i Ferizajt luan të mërkurën nga ora 19:00 ndeshjen e mbetur të Superligës me Trepçën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat