Dega e LDK-së në Ferizaj: Çfarë po ndodh me sportin ferizajas?!

Hendboll

Dega e LDK-së në Ferizaj: Çfarë po ndodh me sportin ferizajas?!

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 11:31
Dega e LDK-së në Ferizaj: Çfarë po ndodh me sportin ferizajas?!

Dega e LDK së në Ferizaj shpreh shqetësimin e saj të thellë me gjendjen e rëndë të sportit ferizajas të krijuar kohët e fundit.

Se sporti ferizajas është në krizë të madhe, tashmë është një realitet që e di i gjithë opinioni sportdashës. Por, që të vij në një gjendje të mjerueshme edhe klubi i shumëfishtë kampion me të cilin qyteti i Ferizajt është identifikuar gjithmonë, kjo është e pa pranueshme.
Të arrish që simbolin e sportit ferizajas, ekipin e vetëm të qytetit që na bën krenar me përfaqësim në garat europiane, KH Kastrioti (meshkujt) ta dërgosh në një gjendje të tillë, me të vërtetë duhet një “investim” i madh.

Duhet të jesh i talentuar ,që sportin në përgjithësi e KH "Kastrioti" në veçanti ta sjellësh në këtë gjendje.
Aktualisht është në gjendje të mjerueshme, të cilën kundërshtarët e përhershëm sportiv nuk kanë arritur të ia bëjnë KH "Kastrioti" në parket, e pushteti aktual në Ferizaj ka arritur ta bëj me politizimin e thellë.

Pas klubit të futbollit KF "Ferizaj" tanimë edhe lojtaret e KH "Kastrioti" po bojkotojnë ndeshjet kampionale, shkaku i mospagesave dhe shkaku i mungesës së kushteve elementare për të vazhduar me tutje në kampionat.

Ndeshja e fundit kampionale e luajtur me junior, është tregues i gjendjes në këtë klub. Ky klub momentalisht është duke funksionuar vetëm nga angazhimi vullnetar i dashamirëve të këtij ekipi.
Një gjendje e tillë do të jetë e papërballueshme, dhe nëse nuk intervenohet për të gjetur një mënyrë për ta nxjerr nga kjo gjendje, atëhere shumë shpejt emri i KH "Kastrioti" (meshkujt) do të jetë vetëm histori e shkëlqimit të dikurshëm.

Erdhën me premtime të mëdha, për të ngritur sportin ferizajas në vendin ku i takon, dhe si cdo gjë deri më tani që e kanë nisur dhe nuk kanë arritur që ta përfundojnë ,edhe sportin në komunën tonë po e kthejnë në një nivel komplet tjetër nga i cili do të duhen shumë vite për t’u këndellur.

Dega e LDK-së në Ferizaj përkundër vërejtjeve që ka tërhequr në vazhdimësi për situatën e rëndë që po mbretëron në sportin ferizajas, e din që fajtori për tërë këtë gjendje është pushteti aktual i PDK së, si sinonim i PAN- it të vogël me një emërues të përbashkët Agim Aliu, njeriu i maskuar nën premtime megalomane e i cili po korr dështimet e tij të mëdha në çdo segment të pushtetit.

Ai tashmë ka humbur në hapësirë dhe në kohë
LDK në Ferizaj, nuk ka me arsye që ta ftoj pushtetin për ndonjë ndërhyrje pozitive sepse tashmë ata janë treguar të padijshëm në menaxhim, por fton njerëzit e vullnetit të mirë dhe ata që janë të lidhur emocionalisht me klubin që të kërkojnë ndërhyrje vullnetare të qytetarëve dhe bizneseve që të shpëtojnë atë që mund të shpëtohet dhe të mos shpresojnë kot te njerëzit që dijnë të sundojnë, por jo edhe të qeverisin, shkruan në faqen Dega e LDK-së në Ferizaj, Komisioni për media Flamur Istrefi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat