Pse po hesht drejtorati i sportit në Ferizaj karshi bojkotit te klubit të madh?

Hendboll

Pse po hesht drejtorati i sportit në Ferizaj karshi bojkotit te klubit të madh?

Nga: Kemajl Goca Më: 18 tetor 2019 Në ora: 12:14
Pse po hesht drejtorati i sportit në Ferizaj karshi bojkotit te klubit të madh?

Heshtja e drejtoratit të sportit në Ferizaj është interesante dhe e paqartë deri në këto momente, për faktin se problemi nuk është i vogël, por ka arritur përmasat shqetësuese jo vetëm në Ferizaj por në tërë Kosovën.

Të gjithë pyesin: Si është e mundur që klubi me traditë apo siç quhet klubi më i madh në vend në hendboll, Kastrioti i Ferizajt (meshkujt), që janë futur  në bojkot dhe askush nuk jep llogari.

Hendbollistët në bojkot, ndërsa loja u zhvillua me shtatë lojtar të juniorëve kundër Trepçës dhe asnjë në bankë. Ky ishte turpi më i madh! 

Drejtorati i sportit në Ferizaj po hesht, por ky drejtorat me njerëz kompetent që ka, duhet të gjejnë forcën dhe guximin që ta sqarojnë situatën. A e dini pse? Të sqarojë se me sa mjete e ka ndihmuar Komuna klubin (sa mijëra euro janë dhënë) sepse raportohet se goxha mirë iu ka ndihmuar! Nuk është marre të dihet se me sa mjete janë ndihmuar dhe ta din opinioni! 

Drejtorati i sportit duhet ta sqarojë tërë situatën dhe t’i tregojë opinionit sportiv, se ky klub është publik, apo si organizatë joqeveritare (OJQ) apo i dreqit të mallkuar! 

Pse duhet ta sqarojnë? Klubet gjithnjë shkojnë e trokasin në dyert e drejtoratit të sportit në Ferizaj dhe kërkojnë ndihmë apo iu luten në tokë e në qiell për ndihmë, se ndryshe mbaruan e u shuan! 
Drejtorati i sportit po hesht dhe po hesht karshi bojkotit që ka ndodhur në klubin Kastriotit, që po e shqetëson tërë opinionin sportiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat