Prishtina nuk ndalet, Kastrioti në krizë të rëndë por fiton

Hendboll

Prishtina nuk ndalet, Kastrioti në krizë të rëndë por fiton

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 11:54
Prishtina nuk ndalet, Kastrioti në krizë të rëndë por fiton

Prishtina ka fituar edhe ndeshjen e katërt rresht në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të shtunën në javën e katërt, Prishtina fitoi ndaj Drenicës me rezultat 41:25. Prishtina që në pjesën e parë e ka bërë shkëputjen e madhe, duke fituar me 20:11.

Prishtina është në vendin e parë me 8 pikë, dy më shumë se Besa Famgas që luan sot.
O. Beshiri me 12 gola dhe A. Bajqinovci me 11 ishin më efikasët te Prishtina. F. Gashi realizoi 10 gola për Drenicën.

Fitore shënuan edhe Kastrioti e Vushtrria. Kastrioti në Ferizaj e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 26:25, ndonëse luajti pa shumicën e lojtarëve kryesorë. Për Kastriotin është fitorja e dytë nga tri ndeshje të luajtura. Te Kastrioti janë paraqitur edhe disa ish hendbollistë, që janë rikthyer pas një kohe pas përshendetjes nga loja aktive. Kastrioti edhe pse në krizë të rëndë por fiton ndaj Vëllaznimit të dobët.

Vushtrria fitoi ndaj Llapit me rezultat 31:26. Vushtrria po ashtu shënoi fitoren e dytë kurse është e treta në tabelë me 5 pikë.

Prishtina – Drenica 41:25 (20:11)
Prishtina: Ademi 1, Agushi, Beqiraj, Abazi 7, Bajqinovci 11, Fetahu 4, Gjuka 3, Beshiri 12, Kuleta 2, Sherifi, Prekazi 1, Hoxha.
Drenica: Baliu, Hamza 3, Batatina 3, Zekaj 2, Binaku 2, Sahiti 5, Muqolli, Geci, Gashi 10.

Kastrioti – Vëllaznimi 26:25 (13:12)
Kastrioti: Sahiti, Ramadani 4, Beqiri 2, Selmani 3, Tafarshiku 4, Salihu 4, M. Selmani 8, Jupa, Brahimi, Qerimi.
Vëllaznimi: Brahushi, Hoxha, Kuqi, Lluka, Mamusha 1, Neziri 12, Morina, Luzha 1, Halili 2, Rexha 3, Rama 4, Fana 1.

Vushtrria – Llapi 31:26 (18:13)
Vushtrria: Ibishi, Pllana, Demiri, Musa 4, Sadiku, Karaqa, Abazxhiku 2, Selaci, Gubetini 4, M. Jashari 2, Jashari 2, A. Karaqa 5, Miftari 2, Klinaku 9, F. Musa 1, Mehmeti.,
Llapi: Hyseni, Havolli, Osmani, Bugujevci 1, Muqiqi 5, Hoxha 7, Beshiri 2, Hasani 6, Bajrami, Visoka 4, Mani 1, J. Mani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat