Shkëlqejnë Istogu, Ferizaj dhe Vushtrria

Hendboll

Shkëlqejnë Istogu, Ferizaj dhe Vushtrria

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 11:56
Shkëlqejnë Istogu, Ferizaj dhe Vushtrria

Istogu e Ferizaj i kanë fituar edhe ndeshjet e javës së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Kampioni aktual, Istogu fitoi në Gjakovë ndaj ish-kampionit, Shqiponjës, me rezultat 29:11. 17:5 për istogaset ishte rezultati pas pjesës së parë. A. Berisha, T. Hetemi e N. Milatoviq shënuan nga 7 gola për Istogun. Katër gola për Shqiponjën i shënoi A. Nivokazi.

Istogu i ka 8 pikë në vend të dytë. Po me 8 pikë në vend të parë është Ferizaj, që për herë të parë garon në Superligë. Ferizaj fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat 44:23. Pas pjesës së parë ferizajaset kishin shtatë gola epërsi (20:13).

Në Gjakovë u luajt edhe takimi në mes të Vëllaznimit dhe Vushtrrisë. Fitore shënuan mysafiret nga Vushtrria me rezultat 39:24. D. Kasumi shënoi 9 gola për Vushtrrinë, Z. Zymeri 8 e K. Avdiu 7 gola. Te Vëllaznimi. A. Kursani realizoi 9 herë.

Shqiponja – Istogu 11:29 (5:17)
Shqiponja: F. Ferizaj, E. Ferizaj 1, Zogaj, Nivokazi 4, F. Zogaj, Arapi, Goqaj 2, Berisha 1, Goqi 3, Quni.
Istogu: Shehdadi, Hasangjekaj, Ujkiq 1, Milatoviq 7, Gashi 1, Shatri 1, Hetemi 7, F. Rexhaj 3, Halitaj 11, D. Rexhaj 1, V. Rexhaj, Berisha 7.

Vëllaznimi – Vushtrria 24:39 (9:22)
Vëllaznimi: Kursani 9, Mullakdrija, Bytyqi, Gashi, Frrokaj 4, Kastrati 3, Hana, Varaki 4, Radoniqi 2, Hoda 2, Daija.
Vushtrria: Kelmendi, B. Gubetini 1, Berisha, Avdiu 7, Zymeri 8, Preniqi 2, Mehmeti 2, Paci 3, D. Rrahmani, B, Rrahmani 1, R. Gubetini 4, Selaci 1, Kasumi 9, Tahiri 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat