Vendos Istogu, cakton datën e derbit të madh! Ferizaj ka formulën...

Hendboll

Vendos Istogu, cakton datën e derbit të madh! Ferizaj ka formulën...

Nga: K. G. Më: 23 tetor 2019 Në ora: 12:11
Vendos Istogu, cakton  datën e derbit të madh! Ferizaj ka formulën...

Kampionia dhe fituesja e Kupës së Kosovës (femrat), Istogu, vendos datën e derbit të madh kundër Ferizaj! Dy skuadra në katër javët e para kanë nga katër fitore rresht dhe pa humbje në elitën e hendbollit të Kosovës. 

“KHF Istogu vs KHF Ferizaj, e shtunë ora 17:30, palestra "Karagaç" Pejë. 
Të shtunën skuadra e Istogut pret Ferizajn që kryeson renditjen tabelare me pikë të barabarta me Istogun e Prishtinën.

Ndeshja zhvillohet në palestrën "Karagaç" në Pejë, Istogaset kampione në fuqi të Kosovës synojnë të vazhdojnë ecurinë e rezultateve pozitive dhe në qytet të kthehen me pikë të reja.

Ftojmë dashamirët e sportit që të shtunën të jenë në palestrën "Karagaçi"”, thuhet nga KHF Istogu.  Nga ana tjetër merret vesh se Ferizaj përgatit një strategji të lojës komplikuese për vashat e Istogut.

“Përgatitet një formulë befasuese dhe është gjetur receta se si ndalen lojtaret Esma Muratoviq, Natalia Millatoviq, Suzana Ujkiq e Albina Rugovën. Një sistem më ndryshe i lojës”, tha një burim i afërt me klub.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat