Kastrioti nuk e bën hesap ish trajnerin Zherka - Bota Sot
Kastrioti nuk e bën hesap ish trajnerin Zherka

Hendboll

Kastrioti nuk e bën hesap ish trajnerin Zherka

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 10:54
Kastrioti nuk e bën hesap ish trajnerin Zherka

Kastriotit i Ferizajt pas krizës së madhe, iu janë kthyer shumica e lojtarëve dhe ferizajasit menjëherë kanë treguar forcën e vërtetë që kanë, pas periudhës së vështirë që shpresohet të jetë lënë prapa. Ata nuk e bën hesap ish trajnerin e tyre, Verim Zherka, por e mundën me 16 gola diferencë. 

Kastrioti luajti si mysafir i Prizrenit në ndeshjen që e hapi javën e pestë të Superligës së Kosovës në hendboll. Fitoi me rezultat 43:27. Pas pjesës së parë rezultat ishte 18:12 për ferizajasit.
L. Shabani ishte i pandalshëm duke shënuar 14 gola. Efikasitet të lartë tregoi edhe F. Mustafa me 11 gola.

Te Prizreni për gola të shënuar është shquar Sh. Mehmeti që shënoi po ashtu 14 gola.
Me fitore Kastrioti është ngritur në vend të tretë me 6 pikë. Prizreni është i teti me 2 pikë.

Prizreni – Kastrioti 27:43 (12:18)

Prizreni: Koro, Etemi, S. Krasniqi 3, Gashi, Buqaj, Bytyqi, Thaqi, Skenderi 2, A. Krasniqi, E. Bytyqi, Mehmeti 14, Ahmetaj, Leka 6, O. Krasniqi, Ramani. Spahija 2.
Kastrioti: Bytyqi 4, Tafarshiku, Syla 6, A. Dugolli 4, Qerimi 1, Brahimi, Shabani 14, Mustafa 11, Rudari, Esati, D. Dugolli, Selmani, Bislimi 4, Azemi, Jupa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat